Ambasada e Zvicrës, Vucicit: Në Reçak u kryen mizori ndaj shqiptarëve

Share Messenger

Ambasada e Zvicrës në Kosovë ka qenë e ashpër dhe drejtpërdrejt me Presidentin serb Vucic, i cili ditë më parë ka mohuar masakrën e Reçakut, transmeton Gazeta Metro.

Ambasada e Zvicrës në Kosovë dhe Qendra e Ligjore Humanitar në Kosovë kanë dënuar ashpër deklaratat e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuci, i cili kishte mohuar masakrën e Reçakut.

Në deklaratën e tyre për media thuhet se mbështesin dënimet e fuqishme dhe pa ekuivoke për deklaratën e Presidentit Vucic që mohojnë mizoritë në Raçak.
“Më 15 janar 1999 në fshatin Reçak u kryen mizori masive ndaj shqiptarëve, shumica e tyre ishin civilë të paarmatosur” thuhet në deklaratë.

Më tutje thuhet se në shoqëritë post-konfliktuoze është thelbësore psjtimit me të kaluarën dhe se një pjesë e rëndësishme e saj është njohja e viktimave dhe dënimi i krimeve të kryera.

“Vendosja e fakteve dhe zbulimi i së vërtetës për ngjarjet e kaluara janë parakusht për një pajtim kuptimplotë dhe të qëndrueshëm. Çdo deklaratë mbi ngjarjet e konfliktit duhet të bazohet në fakte dhe të tregojë respekt për viktimat dhe familjet e tyre. Revizionizmi dhe mohimi i krimeve të luftës duhet të përballen, veçanërisht kur bëhet fjalë për përfaqësuesit e institucioneve shtetërore”.

Share Messenger

Më të lexuarat