Ambasada e Turqisë në Beograd i referohet Kosovës me “Kosovë e Metohi”

Share Messenger

Ambasada e Republikës së Turqisë në Beograd i është referuar (pa)qëllim Kosovës si “Kosovë e Metohi”, ashtu siç i referohet Serbia.

Ambasadori i Republikës së Turqisë në Beograd, Tanju Bilgiç, gjatë ditës së sotme është takuar Marko Gjuriqin, i cili mban pozitën e Drejtorit në të ashtuquajturën “Zyrë për Kosovë e Metohi” në Qeverinë e Serbisë.

Kësisoj, në njoftimin e publikuar në profilin e Ambasadës Turke në Beograd thuhet se “Ambasadori Tanju Bilgiç është takuar me Drejtorin e Zyrën për “KIM” Marko Gjuriq dhe kanë diskutuar mbi temat aktuale”.

Ndërsa, Zyra e Gjuriqit ka njoftuar se në takim me Ambasadorin turk është diskutuar mbi, siç është cilësuar, “problemeve me furnizim me gjëra elementare ushqimore të popullatës serbe në Kosovë e Metohi”.

Mirëpo në lidhje me këtë çështje ende nuk ka një reagim zyrtar nga institucionet e Kosovës.

Share Messenger

Më të lexuarat