Alketa i tha që u afrua shumë me moderatoren seksi dhe e pyeti ç’do thotë Nora, ja si përgjigjet Roberti

Share Messenger

Prej disa javësh Robert Berisha ka lënë për pak kohë Kosovën për t’u zhvendosur në Tiranë për shkak të pjesëmarrjes së tij në “Dance With Me”.

Nga njëra javë në tjetrën këngëtarin e shohim të performojë disiplina të ndryshme të kërcimit nën shoqërimin e partneres së tij në vallëzim, Lei Kraja. Dhe na duhet ta pranojmë që disa prej kërcimeve të tyre kanë qënë shumë të zjarrtë e ndoshta do vazhdojmë t’i shohim kështu deri në finale.

Edhe mbrëmjen e sotme, çifti u komentua për afrimitetin gjatë performacës.

“Po Nora, ç’do thotë Nora, sepse ishe shumë i përfshirë? – e pyeti Alketa Vejsiu, Robertin në përfundim të performancës.

“Prej momentit kur firmosa kontratën, jam përfshirë në këtë spektakël në çdo performancë sepse jam artist. E përshëndes gocën dhe Norën” – tha Roberti.

Mirëpo, teksa dëgjoi edhe komentin e jurisë, Robert Berisha reflektoi mbi situatën e krijuar dhe sqaroi lidhjen e veçantë që ka me moderatoren Lei Kraja.

“Nëse kam një motër në shqipëri, ajo është Lei” – tha Roberti.

Share Messenger