Albin Kurti: Gjatë mandatit tim mjekët duhet të zgjedhin, o te privati, o te publiku

Share Messenger

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se gjatë mandatit të tij si Kryeministër i Kosovës mjekët duhet të zgjedhin, o te privati, o te publiku.

Kurti, tha se gjatë qeverisjes së tij mjekët që zhvillojnë veprimtarinë e tyre në sektorin publik dhe atë privat, duhet të zgjedhin vetëm njërën prej tyre.

“Mjekët duhet të zgjedhin a duan të punojnë në sektorin privat apo publik, sepse nuk është e drejtë që të përdorin spitalet publike për të rekrutuar pacientë për trajtime mbas orarit të punës në ambulanca private që këta doktorë kanë krijuar”, u shpreh Kurti në emisionin ‘New Bugajski Hour’, kur u pyet për planin e tij për sektorin e shëndetësisë.
Gjithashtu ai e quajti të papranueshme që barnat shiten 30 për qind më shtrenjtë në barnatoret që janë në afërsi të spitalit në krahasim me barnatoret e qendrës së qytetit, e që deklaroi se nuk do të tolerohen më

Share Messenger

Më të lexuarat