Akuza të rënda për yllin brazilian Neymar

Share Messenger

Neymari ka publikuar pamje intime dhe mesazhe private nga biseda e tij në WhatsApp me një grua, e cila po e akuzon brazilianin për përdhunim.

Mediat braziliane raportuan të shtunën se Neymari është duke u hetuar për përdhunim, pasi një grua kishte ngre padi në polici ndaj tij.

Sulmuesi brazilian i Paris Saint-Germain e publikoi një video në rrjetet sociale, në të cilën shpërndau mesazhe private nga biseda e tij me gruan që e akuzon, duke pohuar se ka rënë në kurthin e saj.

Neymar u akuzua nga kjo grua se pas një takimi në një hotel në Paris më 15 maj, braziliani ishte dehur dhe ishte bërë i dhunshëm, duke e sulmuar atë seksualisht.

Share Messenger

Më të lexuarat