Aktori Liam Hemsworth bashkë me familjen e tij dhurojnë një milion dollarë për të ndihmuar Australinë

Share Messenger

Chris Hemsworth ka zbuluar se familja e tij po kontribuojnë me një milion dollarë për të ndihmuar në luftimin e zjarreve shkatërruese në Australi.Aktori 36 vjeçar përmes Instagram-it dha lajmin ndërsa u bëri thirrje atyre të kontribuojnë gjithçka që munden.

Ai shkroi: Pershendetje te gjitheve. Si ju, edhe unë dua të mbështes luftën kundër zjarreve këtu në Australi. Familja ime dhe unë po kontribuojmë me një milion dollarë. Shpresojmë që edhe ju të mund ta bëni një gjë të tillë.

Vëllai i tij, Liam, 29 vjeç, ripublikoi mesazhin me video për të treguar solidaritetin e tij.Ekspertët paralajmërojnë se “më e keqja mund të jetë akoma duke ardhur”.Deri tani 24 njerëz kanë vdekur dhe më shumë se 200,000 shtëpi janë shkatërruar.

Share Messenger

Më të lexuarat