Aktorët e famshëm kanë vendosur që këtë vit të pushojnë

17 Shares Share Messenger

Ata janë një ndër çiftet më të famshëm dhe më simpatikë të showbizit turk. Halit Ergenç dhe bashkëshortja e tij Berguzar Korel, të cilët u kurorëzuan në martesë pasi u dashuruan në xhirimet e serialit “Një mijë e një net”, kanë mërzitur ndjekësit me vendimin e tyre të fundit.

Në muajin Qershor përfundoi edhe seriali i dytë në të cilin ata luanin sëbashku “Vatanim sensin”. Lodhja e madhe në xhirime për dy vite pa shkëputje ka bërë që të dy aktorët e dashur të vendosin të pushojnë për një vit.

“Këtë vit kemi vendosur të mos punojmë. Do të pushojmë këtë sezon”, tha për gazetarët Halit Ergenç.

Media turke raporton se vendimi i çiftit të aktorëve ka mërzitur së tepërmi ata që shpresonin t’i shikonin në ekran sërish me seriale të reja.

Share Messenger