Aksident i tmerrshëm, betonierja rrezohet mbi makinën, zë brenda 5 persona (Video/Foto)

Share Messenger

Një aksident tragjik ka ndodhur në Mindanao Avenue në Quezon City, Filipine.

Një betoniere është përplasur me një veturë dhe më pas është rrezuar mbi të duke zënë brenda 5 persona të së njëjtës familje.

Për pasojë ka humbur menjëherë jetën shoferi i makinës Ulysses Ramos, ndërsa ia kanë dalë të shpëtojnë gruaja e tij Marife së bashku me tre fëmijët e tyre dhe qenin.

35-vjeçari po udhëtonte me makinë Honda së bashku familjen e tij kur një betoniere humbi kontrollin e frenave dhe u përplas me të duke iu rrëzuar sipër.

Ndërkaq, njerëzit që ndodheshin në vendngjarje, nuk e kanë kursyer ndihmën e tyre, duke përdorur shufra metalike e mjete të tjera rrethanore për të nxjerrë anëtarët e familjes.

Share Messenger

Më të lexuarat