Aksident i rëndë trafiku në Prishtinë, raportohet për një të vdekur (VIDEO)

22 Shares Share Messenger

Një aksident i rëndë trafiku raportohet të ketë ndodhur në mesnatën që e lëm pas në Prishtinë.

Sipas një dëshmitari, përplasja e veturave ka ndodhur saktësisht tek rrethi i spitalit, ku në të është e përfshirë një taksi si dhe një Golf 4, njofton Klan Kosova.

Në pamjet e dërguara në adresë të klankosova.tv, figurojnë momentet e aksidentit që mësohet se ka ndodhur në orët mesnatës.

Mësohet se nga kjo përplasje ka humbur jetën një person dhe gjendja e dy të aksidentuarve të tjerë është kritike po ashtu.

Klan Kosova ka tentuar të konfirmojë rastin e viktimave nga Policia e Kosovës por kontakti me ta ishte i pamundur.

Detaje të tjera publikohen së shpejti, lajmi pritet të përditësohet.

Për më shumë ja pamjet e publikuara më poshtë:

Share Messenger

Më të lexuarat