Aksident në rrugën Prishtinë-Pejë: Një i vdekur dhe dy të lënduar

Share Messenger

Një person ka vdekur dhe dy të tjerë kanë mbetur të lënduar, pas një aksidenti trafiku që ndodhi mëngjesin e sotëm në magjistralen Prishtinë-Pejë, përkatësisht tek ‘Kroni i Mbretit’.

Rastin për Gazetën Metro e ka konfirmuar edhe Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i cili tha se në aksident janë përfshirë 5 vetura.

“Mund të konfirmoj se ka ndodhur një aksident në magjistralen Prishtinë – Pejë, saktësisht te “Kroni i Mbretit”, rreth orës 11:15. Në aksident janë përfshirë pesë automjete, dhe sipas informative fillestare një person ka vdekur, ndërkaq dy të tjerë janë marrë lëndime trupore”, ka thënë Hoxha.
Ndërkaq, siç shihet në një video të siguruar nga Gazeta Metro, për shkak të aksidentit me fatalitet në këtë rrugë janë krijuar edhe kolona mjaftë të gjata.

Kujtojmë se për shkak të ndryshimit të temperaturave, Policia e Kosovës vazhdimisht ka bërë apel tek drejtuesit e automjeteve për kujdes të shtuar, pasi që numri i aksidenteve në këtë periudhë zakonisht rritet.

Ndërsa, vetëm këtë vit nga aksidentet rrugore kanë humbur jetën mbi 90 persona, shifër kjo më e lartë se sa ajo e vitit që lam pas, 2018./foto improvizim/

Share Messenger

Më të lexuarat