AKR: Kemi 6 deputetë

Share Messenger

Aleanca Kosova e Re, e cila është në koalicion me Nismën Socialdemokrate dhe me Partinë e Drejtësisë, është e sigurt që pas anulimit të votave të Serbisë dhe me rinumërimin e 1472 vendvotimeve ky koalicion do ta thellojë rezultatin e fitores.

Sipas kandidatit për deputet të Aleancës Kosova e Re Vesel Makollit, aktualisht pas këtij vendimit të PZAP-it Nisma – AKR – PD-ja janë 22 vota mbi pragun zgjedhor.

“Tash pasi janë anuluar votat e ardhura nga Serbia ne me automatizëm jemi në Parlament. Tash jemi 22 vota brenda pragut zgjedhor, pasi që jashtë tij kemi qenë 134”, ka deklaruar Makolli për gazetën Zëri.

Ndonëse presin që do të marrin më shumë vota nga ato që do të rinumërohen, Makolli është shprehur skeptik që ky koalicion mund t’i marrë më shumë se 6 deputetë. “Ne kemi kërkuar që të rinumërohen votat në të gjitha vendvotimet, që në njëfarë forme është pranuar nga KQZ-ja, sepse me gjithë këto rinumërime që janë bërë i bie se afër 90 për qind. Mendojmë që kemi edhe vota tjera nga këto që do të numërohen, megjithëse nuk shpresojmë që mund t’i marrim më shumë se 6 deputetë”, ka përfunduar ai.

Share Messenger

Më të lexuarat