AKR i kundërpërgjigjet LDK-së

6 Shares Share Messenger

Kryetari i Kuvendit të AKR-së, Fatmir Matoshi, i ka dalë zot shefit të tij, Behxhet Pacolli, në deklaratën e tij se nuk bën të bllokohen institucionet. Në një prononcim për Indeksonline, Matoshi ka thënë se duhet të lihen anash inatet dhe se nuk duhet të ketë bllokadë institucionale.

Ai i ka çuar selam LDK-së se duhet të harrohen inatet e vjetra, ngase, sipas tij, në shtet nuk duhet të ketë inate.

“Presidenti Pacolli ka qenë tepër i saktë dhe korrekt në deklaratën e tij gjatë intervistës në televizionin publik. AKR nuk qëndron me Kuvend për të përmbushur vetëm egot personale te liderëve të cilitdo krah politik për bllokada institucionale. AKR ka marrë votë për të vepruar e jo për të bllokuar.

Ne aktualisht po përballemi me një bllokadë nga PAN, dhe në asnjë mënyrë nuk i bën nder Kosovës dhe subjekteve politike që pas kësaj të përballemi me bllokadën tjetër.

Z. Veliu dhe LDK-ja duhet t`i lënë anash inatet e vjetra, shteti nuk funksionon me inate.
Presidenti Pacolli u ka bërë thirrje korrekte krerëve të LAA dhe Vetëvendosjes që të bashkohen në koalicion për të ofruar alternativë e jo për të bllokuar zgjidhjen e krizës të ndara. Andaj LDK duhet të tregohet e përgjegjshme e mos te kundërpërgjigjet me inate sepse duhet ta kuptojnë se vendi nuk mund te qëndrojë i bllokuar. Atyre as nuk po ju pëlqen ideja e presidentit Pacolli për qeveri gjithëpërfshirëse e tani as bashkimi me VV. Duhet të veprohet në politikë e jo të qëndrojmë të barrikaduar.
Kosova po humb shumë secilën ditë që po vazhdon kjo situatë dhe deklaratat e Hotit të bëra një ditë më herët nuk ishin aspak shpresëdhënëse dhe aspak të diskutuara .
Brenda koalicionit, koalicioni i ka rregullat e veta që duhet të respektohen nga të gjithë që kanë pranuar të garojnë së bashku, nuk mundet të vendos LDK e vetme për fatin e këtij koalicioni dhe as të dalë me qëndrime të pakoordinuara”, ka thënë Matoshi.

Share Messenger

Më të lexuarat