AKR e ka një kusht për koalicion me PAN’in

Share Messenger

Ditë më parë i pari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, u dha ultimatum prej 10 ditësh koalicionit LAA dhe Lëvizjes Vetëvendosje që të heqin dorë nga inatet e të gjejnë bashkëpunim për formimin e institucioneve.

Por, një ultimatum të tillë, siç duket nuk e kanë marrë aspak seriozisht LAA-ja dhe VV-ja.

Kështu së paku po shprehen zyrtarët e këtyre partive.

Gjatë ditës së djeshme, Agim Veliu nga LDK ka thënë se një diskutim me VV-në është i panevojshëm në këtë fazë.

Ndërkaq, Rrahim Pacolli, nga AKR në një prononcim për Indeksonline u shpreh se ata nuk bëjnë koalicion me askënd që nuk i ka 61 deputetë shqiptarë.

Kosova, sipas tij, nuk duhet të jetë e varur për çdo vendim nga serbët.

“Ne kemi kërkuar që të bëhet një marrëveshje mes LAA dhe VV, por meqenëse nuk po bëhet nuk ka problem për ne. Ne nuk bëjmë koalicion me askënd që nuk i ka 61 deputetë shqiptarë për shkak se nuk duam që të jemi të varur nga serbët, që të na sillni kah të donë”, u shpreh Pacolli.

I pyetur se cila do ishte zgjidhja sipas tij nëse vendi shkon në krizë, Pacolli u përgjigj se zgjedhjet e reja janë e vetmja zgjidhje.

“Nëse vendi shkon në krizë, më mirë të shkojmë në zgjedhje të reja e të shpëtojmë nga kjo situatë”, shtoi tutje Pacolli.

Pacolli theksoi se AKR nuk kërkon domosdoshmërish të jetë në Qeveri, mund të vazhdojnë të qëndrojnë në kuvend edhe si opozitë.

Share Messenger

Më të lexuarat