AKP-ja shpërndan mbi 1 milion € të 20% edhe për 12 Ndërmarrje Shoqërorë

Share Messenger

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP-ja) ka bërë shpërndarjen e fondeve të njëzet për qind (20%) nga çmimi i shitjes të dedikuara për punëtorët e 12 ndërmarrjeve shoqërore (NSh).Pasi që janë krijuar kushtet ligjore të parapara me legjislacionin në fuqi që e rregullon çështjen e shpërndarjes së fondeve të 20%-it, Agjencia ka përgatitur dokumentacionin përkatës për shpërndarjen e fondeve të 20%-it për punëtorët e kualifikueshëm të 12 Ndërmarrjeve Shoqërorë dhe shuma e fondeve që është shpërndarë kësaj radhe është1,249,202.00€ €uro.Për ndërmarrjen NSH Fabrika e Amortizatorëve është bërë shpërndarje për herë të parë, ndërsa për të tjerat ka pasur dhe shpërndarje në të kaluarën.

Nga kjo shpërndarje do të përfitojnë 1844 punëtorë që i kanë plotësuar kriteret ligjore për të qenë pjesë në shpërndarje të 20%-it.Bartja e këtyre fondeve është bërë në llogarinë e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) në pajtim me nenin 10.5 të Rregullores së UNMIK-ut nr. 2003/13 (me ndryshime).Nga fondet e 20% deri me tani Agjencia ka shpërndarë rreth 127 milionë euro, dhe nga këto shpërndarje kanë përfituar rreth 47 mijë punëtorë dhe ish punëtorë të ndërmarrjeve shoqërore. Ndërsa vetëm gjatë vitit 2018/2019 janë shpërndarë rreth 7 milionë euro për punëtorët e kualifikueshëm. Në ndërkohë, Agjencia është në proces të përgatitjes së dokumentacionit për shpërndarjen e fondeve të 20%-it për punëtorët e kualifikueshëm edhe për disa NSh tjera, për çka punëtorët e këtyre NSh-ve dhe opinioni i gjerë do të informohen me kohë.

Share Messenger

Më të lexuarat