Agim Veliu u përgjigjet akuzave të Fatmir Sejdiut për tradhti

Share Messenger

Ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fatmir Sejdiu, mbrëmjen e djeshme ka hedhur akuza për tradhti ndaj bashkëpartiakëve të tij, ndër të cilët ka veçuar edhe emrin e numrit dy të LDK-së, Agim Veliu

Por Agim Veliu thotë se ka punë më të mençura për t’u marrë dhe, sipas tij, tashmë Fatmir Sejdiut të gjithë po i duken fajtorë.

“Kam punë shumë më të mençura se sa të merrem me ish-presidentin Sejdiu. Për Fatmir Sejdiu të gjithë janë fajtor, nuk e di çfarë ka ai njeri, unë kam punë punë më të mençura për të bërë” ka thënë kreu i Komunës së Podujevës.

Nënkryetari i LDK’së gjithashtu ka komentuar edhe deklaratat e Albulena Haxhiut rreth diskutimeve për postin e presidentit, e cila ka thënë se nuk do të përfshihet në negociatat LDK-VV.

“Ne e kemi thënë se në bisedime do të përfshihen të gjitha çështjet edhe çështja e presidentit. Ndërsa i përket takimit të lidërve do të jetë shumë shpejt” tha Veliu për Gazeta Blic.

Takimet ndërmjet grupeve punuese të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje kanë përfunduar , dhe pritet tashmë takimi I lidëve të partive.

Nga lidhja Demokratike e Kosovës janë shprehur se presim çertifikimin e rezultatit zgjedhor për të zhvilluar takimin e radhës ndërmjet këtyre dy subjekte.

Share Messenger

Më të lexuarat