Agim Bahtirit i prishen planet për ta sjell Shakirën në Mitrovicë

Share Messenger

Duket se planet e kryetarit të komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri për ta sjellë këngëtaren e famshme kolumbiane, Shakira për të interpretuar mbi urën e Ibrit, nuk do të realizohen dhe për këtë fajtor është shteti i Spanjës.

Në të vërtetë, ylli i muzikës edhe zyrtarisht është paditur për shmangie të tatimit në Spanjë, ndërsa prokurorët thonë se ajo në Barcelonë është zhvendosur disa vite më herët se sa që ajo pohon dhe me këtë ajo ka bërë shkelje të rregullave të tatimit. Shakira nga Bahamat ishte zhvendosur në Barcelonë në vitin 2015, për shkak të lidhjes së saj me futbollistin Gerard Piquea, por prokurorët thonë se ajo në Barcelonë është zhvendosur në vitin 2012.

Image
Këngëtarja dhe ekipi i saj i avokatëve planifikojnë të mbrohen se si Shakira gjatë asaj periudhe ka qëndruar në Barcelonë më pak se 183 ditë në vit, çka është numri maksimal i ditëve në vit, që ligji ua lejon personave që nuk paguajnë tatim. Emri i Shakirës edhe më herët është përmendur në kontekstin e mashtrimeve në tatim, përmes të ashtuquajturave firma ‘offshore’ të vendosura në shtete si Bahamat.

Është interesant se me të njëjta akuza është akuzuar edhe Gerard Pique. Sipas prokurorëve, Shakira ka një borxh prej 14.5 milionë eurove. Dënimi maksimal me burg për një vepër të tillë në Spanjë, shkon deri në 2 vite burg, por personalitetet e famshme, deri më tani për vepra të tilla janë nxjerrë vetëm me dënim me gjobë në para.

Share Messenger

Më të lexuarat