Agim Aliu merr mbështetje të jashtëzakonshme nga qytetarët e Ferizajt (FOTO)

Share Messenger

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, për të parin e Komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu, në tubimet e mbajtura elektorale ka marrë mbështetje të fuqishme nga qytetarët për programin e tij qeverisës, në mandatin e ardhshëm për qeverisjen me Komunën e Ferizajt.

Në deklarimet e tij, ai ka theksuar disa herë, se Ferizaj ka nevojë për kthimin e dinjitetit, ka nevojë për forcën e ndryshimit, funksionalitetin e organeve komunale si dhe investime reale që synon t’i realizoj përmes platformës së tij qeverisëse.

Siç deklaron kandidati Aliu, ai bashkë me ekipin e tij të profesionistëve, synon ta kthej Ferizajn në binarët e normalitetit.

Ndër prioritetet e tij kryesore për Ferizajn janë shëndetësia, arsimi dhe zhvillimi urban. Të gjitha projektet e synuara, sipas tij, janë të konsultuara me grupe profesionistësh nga lëmi të ndryshme shoqërore.

Share Messenger

Më të lexuarat