Agim Ademi e konfirmon një superlajm: Ky futbollist do t’i bashkohet Kosovës

Share Messenger

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, e ka konfirmuar një superlajm për Përfaqësuesen e Kosovës.

Njeriu i parë i futbollit kosovar ka deklaruar se talenti i Hannoverit në Gjermani, Florent Muslija është lojtari i radhës i cili pritet që t’i bashkohet Kosovës së drejtuar nga përzgjedhësi Bernard Challandes.

“Jemi në bisedime me shumë lojtarë. Muslia ndoshta do të jetë i pari që pritet të na bashkohet. Tanimë edhe me këto rezultate që po vijnë është interesi i secilit t’i bashkohet Kosovës”, ka thënë Agim Ademi në një intervistë për ‘Debat Plus’ në RTV Dukagjini, përcjell Zëri.info.

Futbollisti 20 vjeçar, i cili është pjesë e skuadrës gjermane, Hannover, ka marrë pjesë në 17 ndeshje në Budesligë në edicionin e fundit.

Vlera e tij si futbollist është tre milionë euro.

Share Messenger

Më të lexuarat