Aeroporti “Adem Jashari” për tri ditë do të pres 30 mijë udhëtarë

15 Shares Share Messenger

Aeroporti i Prishtinës “Adem Jashari”, vazhdon të jetë shembull për të tjerët, duke ofruar shërbime efikase dhe të shpejta për udhëtarët.

Edhe mjegulla që ka mbuluar Kosovën këto dy ditë, nuk ka ndikuar që fluturimet e planifikuara të shtyhen apo anulohen, transmeton Indeksonline.

Sipas Driton Hysenit, menaxher i planifikimit të fluturimeve në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, tri ditët e ardhshme pritet që në këtë aeroport të marrin shërbime 30 mijë udhëtarë!

Më poshtë postimi i Hysenit:

Aeroporti “Adem Jashari”, 21 dhjetor 2018

Deri më tani janë realizuar operimet e para, 4 shkuarje e dy arritje.

Përkundër mjegullës së dendur rreth e rrotull Prishtinës këndej në aeroport sot jemi me shumë fat, shpresojmë të jemi edhe në ditët në vazhdim!

Dukshmëria është në nivelet që mundëson arritje e shkuarje të aeroplanëve në/nga aeroporti sipas planifikimeve tona.

Dje shërbyem 5,000 udhëtarë, sot, nesër e pasnesër presim edhe rreth 30,000 udhëtarë në mbi 230 vajtje/ardhje të aeroplanëve.

Share Messenger

Më të lexuarat