Aeroplani i zhdukur: Policia beson se futbollisti i Premierligës ia ka dalë të futet në varkë shpëtimi

Share Messenger

Policia është duke e kërkuar aeroplanin e zhdukur, i cili po e barte futbollistin Emilinoa Sala të hënën në mbrëmje para se të zhdukej nga radari.
Në kërkimet e tyre për aeroplanin e zhdukur, policia e ka bërë prioritet teorinë se Sala dhe piloti mund t’ia kenë dalë të futen në një varkë shpëtimi.

Kërkimet rinisen për blerjen e re të Cardiff Cityt, pasi aeroplani i vogël me të cilin po udhëtonte ai nga Nantes u zhduk mbi Kanalin Anglez.

Tani, policia njofton është duke i shikuar katër mundësi në lidhje me fatin e aeroplanit, përfshirë mundësinë që aeroplani të ketë ateruar në ujë dhe se Sala me pilotin t’ia kenë dalë të futen në një varkë shpëtimi që ishte brenda aeroplanit.

Opsionet tjera që po konsiderohen nga policia janë:

Aeroplani ka ateruar duke tjetër, por nuk ka bërë asnjë kontakt.
Aeroplani ka ateruar në ujë dhe Sala me pilotin janë marrë nga një anije që po kalonte pranë.
Aeroplani është shkatërruar kur ka rënë në ujë, duke i lënë atë në det.
“Prioritet i kërkimit tonë është opsioni se ata janë në një varkë shpëtimi”, ka thënë policia në një komunikatë.

Dje, policia paralajmëroi se mundësitë se ka të shpëtuar nga zhdukja e aeroplanit janë të vogla, nëse aeroplani ka rënë në ujë.

 

Share Messenger

Më të lexuarat