Admir Mehmedi lëndohet në fitoren e Zvicrës, nuk dihet se sa do të mungojë

Share Messenger

Klubi gjerman Wolfsburg ka marrë një lajm jashtëzakonisht të keq.

Tashmë edhe zyrtarisht është konfirmuar se sulmuesi shqiptar Admir Mehmedi ka pësuar lëndim.

28-vjeçari ka pësuar një lëndim muskulor në fitoren 2:0 të Zvicrës kundër Republikës së Irlandës.

Ende nuk dihet periudha se sa do të mungojë Mehmedi.

Ndryshe, Mehmedi ka shënuar dy gola dhe ka asistuar në dy gola në shtatë paraqitje për Wolfsburgun këtë edicion.

Share Messenger

Më të lexuarat