Ademi: Nuk mund t’ia ndalim politikanëve të takojnë futbollistët e Kosovës

Share Messenger

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka thënë se nuk mund t’i ndalin politikanët që të takojnë ekipin kombëtar të Kosovës.

Ademi ka komentuar raportimet e shumta për takimin e politikanëve me lojtarët e kombëtares së Kosovës, gjatë parafushatës.

Ademi në këtë rast ka thënë se nuk mund t’i ndalë politikanët dhe krerët e shtetit të vizitojnë lojtarët.

“Duhet të kuptoni që kombëtarja është e të gjithëve. Federata e Futbollit nuk ia ndalon askujt, madje as edhe një politikani, sepse edhe s’mundemi një kryeministri apo një ish-kryeministri t’ia ndalojmë të vijë, sepse Ramush Haradinaj (kryeministër në detyrë) ka qenë ai njeri që ka ndihmuar shumë. Çdo kërkesë që kemi pas e ka përmbushur. Edhe Veseli njashtu ka qenë iniciues e propozues i 500 mijë eurove për premi. Ka ndodh sepse ishte e paraparë shumë më herët. Ka qenë iniciativë apo dëshirë e futbollistëve që një fotografi, që e keni pa që e kanë bërë futbollistët, kanë dashur t’ia japin. Kjo është bërë para ndeshjeve. Fotografia ishte bërë pas ndeshjes me Bullgarinë, muaj më parë. Kanë dashur t’ia japin fotografinë si shenjë falënderimi që ka ndarë mjetet për ta. S’ka qenë gjë e keqe sepse ne nuk i bëjmë favor askujt. Kjo ide ka ndodhur pas ndeshjes me Bullgarinë. Grumbullim s’kanë pasur deri tash para ndeshjeve. Ata e kanë caktuar datën paraprakisht që të jetë para ndeshjeve. Ka qenë koincidencë që është shpërnda kuvendi, por futbollistët s’kanë dashur t’i bëjnë favor askujt. Unë si kryetar s’kam asnjë simpati dhe nuk vihem në shërbim të askujt”, ka thënë Ademi.

Ai ka shtuar se kombëtarja është storie e suksesit dhe askujt nuk i ndalohet t’iu afrohet futbollistëve.

Share Messenger

Më të lexuarat