Adem Mikullovci befason për seancën e radhës

Share Messenger

Edhe pse 7 shtatori po konsiderohet si data e mbajtës së seancës konstituive të Kuvendit, një gjë e tillë po mbetet vetëm supozim.

Se data e seancës nuk është caktuar e ka konfirmuar për Tribuna Channel kryesuesi Adem Mikullovci
Ai tha se nuk ka marr asnjë kërkesë nga sekretariati i Kuvendit, për datën kur do të mund ta thërras vazhdimin e seancës.
Sipas tij koalicioni PAN duhet të bëjë kërkesë në sekretariat për datën kur ata dëshirojnë ta hedhin në votim kandidatin e tyre për krye parlamentar, dhe pas kërkesës së tyre, ai cakton datën e mbajtjes së saj.

Mikullovci gjendjen e tanishme e quan anormale, për shkak se sipas tij fjalën vendimtare për formim të institucioneve pritet ta ketë partia e Behgjet Pacollit, me vetëm 3 deputetë.

Kurse analisti politik, Haki Abazi, deklaroi se deri më tani PAN nuk ka treguar seriozitet për të ecur drejtë konsolidimit të institucioneve, kurse LDK-në e sheh të ç’rregulluar në raport me partnerët e saj të koalicionit e sidomos në tentimin për t’i bërë numrat së bashku me Vetëvendosjen.
Abazi më tej shtoi se tani nuk ka të bëjë me respektim të afateve kohore, por vetëm me përpjekje për t’i siguruar numrat e nevojshëm.

Kujtojmë se edhe në vitin 2014 kemi pasur zvarritje të konsolidimit të institucioneve si shkak i bllokadave nga ana partive politike.

Share Messenger

Më të lexuarat