Adelina tregon sekretin se si të riktheheni në formë pas lindjes

Share Messenger

Këngëtarja dhe modelja e njohur Adelina Tahiri është një nga femrat me trupin më joshës dhe jetën luksoze.Adelina verën e kaluar është bërë nënë për herë të parë.

Djali i saj quhet Jon, ajo ka një dashuri të pakusht ndaj tij ku asnjëherë nuk është kursyer me fotot e herë pas hershme që ka publikuar në profilin e saj në Instagram, djalin e saj duke treguar se sa shumë është rritur ai.

Mirëpo ajo që ka rënë në sy nga të gjithë është si Adelina është kthyer në top formë dhe po i arrin linjat perfekte

Këngëtarja përveç rolit të saj si nënë ka arritur të gjejë kohën për t’u kujdesur edhe për veten.

Pas lindjes shumë pak gjëra kanë ndryshuar tek ajo, por si të gjithë personazhet publikë edhe Adelina ka nisur të bëjë përpjekjet e para për t’u kthyer në formë të mirë fizike dhe për të rregulluar problemet post-shtatzënisë.

Ajo ka publikuar një foto e veshur sportive dhe ka shkruar: “Dita e parë”, duke lënë të kuptohet se sot ka nisur palestrën. Mesa duket periudha më e mirë për të nisur aktivitetin fizik është përafërsisht 7 muaj pas lindjes.

Share Messenger

Më të lexuarat