Abrashi: Me programin e LDK-së do ta fitojmë Prishtinën dhe shumicën e komunave (FOTO)

Share Messenger

Kandidati i LDK-së për kryetar të parin e Prishtinës, Arban Abrashi ka nisur fjalimin e tij në hapje të fushatës duke përmendur tri shtylla që i kishte presidenti i Kosovës Liri, Pavarësi dhe Demokraci.

“LDK-ja e kishte dhe vazhdon ta ketë rrugëtimin politik të bazuar në tri shtylla të forta: liri, pavarësi dhe demokraci, ideuar nga Presidenti historik Ibrahim Rugova”, ka nisur Abrashi fushatën që garon për kryetar të Prishtinës.

Ai ka thënë se programi i LDK-së është garanci se kanë kandidatët më serioz për kryetar komuash. Sipas Abrashit, programi i tyre tejkalon temat ditore.

“Programi ynë politik dhe i këtyre kandidatëve është garanci se ne kemi kandidatët me dinjitozë, më profesionistë dhe më të mirë për kryetarët e komunave. Programi ynë politik tejkalon temat ditore, merret me qytetarët, ofron zgjedhje konkrete. Më nuk kemi më asnjë ditë të humbim prandaj duhet të bëhemi bashkë të punojmë për fitoren tonë të përbashkët.“Fokusi i  programit tonë janë qytetarët dhe ju ftoj të gjithë juve të bashkëpunoni me kandidatët tonë, të dëgjoni programin sepse ky program ofron zgjidhje konkrete, punësim për të rinjtë tanë, hapësira rekreative, arsim më cilësor, shëndetësi më cilësor, ofron përkrahje për gratë dhe punon e përkujdeset për sigurinë e qytetarëve tanë”, ka deklaruar Abrashi.

Ai ka thënë se gara për komuna është garë kulturash.

“Gara për zgjedhje komunale nuk është garë për programe politike por është garë kulturash. Të gjithë jemi dëshmitarë të një kulture të përbuzje dhe cinizmit, është detyra jonë të kthejmë dinjitetin e politikanit. LDK dhe ky koncept garanton që kryetarët tanë do të punojnë që nga dita e parë deri në ditën e fundit, nuk punojnë si këta tjerët që dështojnë për 3 vite e zbukurojnë qytetin për 3 muajt e fundit”, ka theksuar ai.

Ish-ministri i Punës Abrashi është shprehur optimist se do t’i fitojnë shumicën e komunave.

“Është kulturë e LDK-së të ndërtojë dhe kultivojë vlerat demokratike, të rikthejmë Prishtinë dhe të fitojmë sa më shumë komuna, mundësisht të gjitha”.

Share Messenger

Më të lexuarat