Abrashi: Prishtina tashmë ka një kryetar të ri

79 Shares Share Messenger

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi është i bindur se do të jetë fitues i zgjedhjeve të 19 nëntorit.

Disa orë pas publikimit të një storie televizive ku shihet se është bërë transportimi i qytetarëve përmes OJQ-ve për të votuar, Abrashi ka thënë se janë përdorë metoda kundërligjore vetëm e vetëm që ata të jenë në pushtet.

Po shohim që ata që bën koalicione të hapura e të fshehta me oligarkë e biznismenë/politikanë vetëm që me çdo kusht të mbesin në pushtet, tash zbulohet edhe se kanë përdorë metoda kundërligjore vetëm e vetëm që ata të jenë në pushtet. Organizimi i transportit të qytetarëve përmes OJQ-ve për të votuar, ka synim ushtrimin e ndikimit mbi votën e tyre të lirë dhe deformon vullnetin e tyre popullor“, ka thënë ai.

Abrashi, tutje ka paralajmëruar se do të kërkohet nga organet kompetente të hetojmë këtë rast deri në fund.

“Ajo që po vërtetohet gjithnjë e më shumë është se Prishtina tashmë ka një kryetar të ri”, ka shtuar Abrashi në një status të publikuar në rrjetin shoqëror “Facebook”.

Share Messenger

Më të lexuarat