AAK prezanton katër kandidatë për kryetarë komunash

Share Messenger

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka prezantuar gjatë ditës së sotme edhe katër kandidatë të cilët pritet të garojnë për kryetarë komunash në zgjedhjet lokale, raporton zeri.

Me këtë rast, lideri i AAK-së Ramush Haradinaj, ka thënë se personat në fjalë, të cilët pritet ta sfidojnë veten në zgjedhjet e tetorit, janë figura të shquara, të cilat kanë kontribuuar për liri.

“Sot kemi nderin t’i prezantojmë kandidatët për kryetarë komunash, kolegë të shquar me aktivitet të gjatë për liri, njerëz të guximit”, ka deklaruar Haradinaj.

Ndërkohë, kandidatët të cilët u prezantuan sot, janë Fitim Selimi (Lipjan), Faton Jakupi (Kamenicë), Hajrush Kurtaj (Kaçanik) dhe Faruk Nura (Viti).

Që të katër këta kandidatë janë zotuar se do të punojnë dhe do ta kthejnë dinjitetin në komunat përkatëse.

Ndryshe, zgjedhjet lokale pritet të mbahet më 22 tetor të këtij viti.

Share Messenger

Më të lexuarat