AAK e quan takimin Mustafa-Kurti kafe të ‘Zajednicës’

Share Messenger

Kafja e “Zajednicës” pa kurrfarë mesazhi për shtetin, kështu shkruan zëvendësministri i Mbrojtjes nga radhët e AAK-së Burim Ramadani .

Ramadani ka ironizuar duke lënë të kuptohet se ky koalicion nuk mund të merret me tema të mëdha.

“Paramendojeni nëse Isa dhe Albini, sot pas kafes së ‘Zajednicës’, do të jepnin një deklaratë të përbashkët që:

Territori i shtetit të Kosovës nuk vendoset në pazar me asnjë çmim;

Nuk e heqim taksën ndaj Serbisë pa njohje – nuk mund kush të merr paratë e Kosovës dhe me to të luftojë shtetin e Kosovës;

Nuk mund të ketë asnjëherë ‘Zajednicë’ me kompetenca ekzekutive, qysh e pati nënshkruar Isa dhe e pati kundështuar Albini, e që në fakt e ndali Ramushi!” shkruan Ramadani,

Ai ka renditur më poshtë një sërë reformash të përfunduara nga qeveria Haradinaj.

“Ligjin e Pagave…ups e ka bërë Ramushi!

Ligjet e Ushtrisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes…ups e ka bërë Ramushi.

Fuqizimin e Komunave me prona…ups e ka bërë Ramushi.

Ligjin për ndaljen e Kazinove…ups e paska bërë Ramushi.

Rritjen 100 për qind të pagave për Gjykatës e Prokurorë…ups e ka bërë Ramushi.

Pagesën e borxhit për Policët dhe Zjarrëfikësit…ups e paska bërë Ramushi.

Luftimin e drogave nëpër shkolla…ups e paska bërë Ramushi”

Më poshtë keni shkrimin e plotë :

Share Messenger

Më të lexuarat