9-vjeçarja fiton 1 milion dollarë në lotari, 6 vjet pasi fitoi një McLaren

Share Messenger

Një vajzë 9-vjeçare ka fituar 1 milion dollarë (885,273 euro) në lotarinë e Dubait, gjashtë vjet pasi fitoi një McLaren Coupe në vlerë prej 231,278 euro në garën e njëjtë.

Tiketa fituese e Elizës u ble nga babai i saj, i identifikuar vetëm si z.B nga zyrtarët e lotarisë së Dubait, pas tërheqjes së tiketave në Aeroportin Ndërkombëtar të Dubait të martën.

Më 2013, kur Eliza ishte vetëm 3 vjeç, kishte fituar një McLaren sportiv. Babai i saj tha se ia bleu edhe një tiketë këtë vit kur ajo mbushi 9 vjet, pasi thotë se 9 është një numër me fat.

Prindërit e Elizës janë indianë të cilët jetojnë në Emiratet e Bashkuara që 19 vjet – dhe babai i saj tha se blen tiketa të lotarisë që nga viti 2004.

Share Messenger

Më të lexuarat