7-vjeçari i humbur konfirmohet i vdekur në sulmin terrorist në Barcelonë (Foto)

Share Messenger

Djaloshi 7-vjeçar i humbur në sulmin terrorist të Barcelonës është konfirmuar i vdekur.

Julian Cadman, i lindur në Britani të Madhe, ishte ndarë nga e ëma Jumarie kur një terrorist i shtypi me furgon këmbësorët në Las Ramblas, duke i vrarë 13 prej tyre, të enjten e kaluar, transmeton Express.

Në ditët pas sulmit ishin ngritur shqetësime dhe huti në publik nëse Julian ishte gjallë për shkak të raportimeve kontradiktore rreth vendndodhjes së tij.

Babai i tij, Andrew, 42-vjeçar, ishte dërguar në instituti i mjekësisë ligjore, e cila përfshinë edhe murgun, kur mbërriti në Barcelonë nga shtëpia e tij në Australi.

Nëna e Julian, e cila është nga Filipinet, është në spital duke e marrë veten nga thyerjet e këmbëve pasi ishte goditur nga furgoni i militantit të ISIS-it. Ajo ishte në qytet me të birin dhe të marrë pjesë në dasmën e mbesës së tij.

Share Messenger

Më të lexuarat