350 mijë euro shtëpia e re e Presidentit – Ja sa është pasuria e deklaruar e Hashim Thaçit

Share Messenger

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi në formularët e deklarimit të pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit ka vetë deklaruar se shtëpia e tij e re ka një vlerë prej 350 mijë euro.

Ai po ashtu ka deklaruar se në llogaritë e tij bankare ka të depozituara mbi 24 mijë euro.

Kujtojmë se presidenti Thaçi këtë shtëpi e ka ndërtuar në Çagllavicë, disa kilometra larg Prishtinës.

Share Messenger

Më të lexuarat