25 vjeç por miliarder, shikoni çfarë jete bën i riu nga Norvegjia

11 Shares Share Messenger

Ai u zgjodh nga Forbes si miliarderi më i ri i botës më herët këtë vit, duke pasur një pasuri prej 2,435 miliardë funtesh.
Gustav Magnar Witzoe, 25 vjeç, nga Norvegjia, u tregon vazhdimisht ndjekësve të tij në Instagram se si jetojnë pjesa e pasur e botës, duke dokumentuar jetën e tij luksoze në llogarinë që ka më shumë se 80,000 ndjekës.

Modeli, që është nga ishulli i Froya-s jashtë Trondheimnot, nënshkroi me një nga agjencitë më të mëdha të modelimit në Norvegji, por pasurinë e ka të trashëguar nga babai.

Sipas Forbes, Gustav Witzoe ia la djalit të tij më shumë se gjysmën e fermës së peshkimit Salmar ASA, një nga prodhuesit më të mëdhenj të salmonit në botë, që u themelua më 1991.

Bashkë me fotografitë e udhëtimeve të tija luksoze, Gustav shpërndan fotografi edhe të formave të tjera të transportit, si Porsche, një aeroplan privat dhe anije.

Kjo është jeta që ky 25 vjeçar e bën:

 

Share Messenger

Më të lexuarat