22 skuadrat kundër të cilave Messi nuk ka shënuar gol asnjëherë

Share Messenger

Që prej debutimit të tij, ylli i Barcelonës, Lionel Messi, ka luajtur kundër 97 skuadrave në total. Nga to, 22 ia kanë dalë ta ndalin argjentinasit duke mos e lejuar të shënojnë në portën e tyre.

Messi nisi karrierën më skuadrën B të Barçës, duke debutuar më 6 mars 2006 kundër Mataros në një ndeshje që katalanët e fituan 1-0. Që prej atëherë, sipas publikuesit spanjoll “Sport”, tri skuadra në La Liga, gjashtë ën Ligë të Kampionëve, një në Kupën e Mbretit, një në Kupën e Botës për Klube dhe 12 në ligën e dytë spanjolle Segunda B, ia kanë mohuar golin Messit, transmeton Express.

Barcelona do të përballet me Chelsean në 1/8 e finales të Ligës së Kampionëve në shkurt të vitit të ardhshëm, ku Messi do të ketë rastin të shënojë për herë të parë ndaj anglezëve.

La Liga: Real Murcia, Xerex (2 ndeshje të luajtura) and Cádiz (1).

Champions League: Chelsea (8), Rubin Kazan (4), Inter Milan (3), Liverpool, Benfica (2) dhe Udinese (1).

Copa del Rey: Gramanet (1).

Club World Cup: Al Sadd Qatar (1).

Segunda B: Peña Sport (2), Yeclano, Zaragoza B, Huesca, Badalona, Peralta, Osasuna B, Gramanet, Novelda, Sabafell, Mataró and Castellón. (1).

Share Messenger

Më të lexuarat