100 vjet nga vdekja e mistershme e Ismail Qemalit

398 Shares Share Messenger

Sot bëhen 100 vjet nga vdekja e kryeministrit të parë shqiptar Ismail Qemalit. Ai, ka vdekur me 24 janar 1919 në një hotel në Itali në rrethan të pashpjeguar siç duhet ndonjëherë.

Pas 100 vitesh mbetet ende mister vdekja e plakut të Vlorës, njeriut që i dha Shqipërisë pavarësinë. Në atë kohë nga mjekët italianë u fol për një vdekje si pasojë e hemorragjisë cerebrale, por dyshime të forta hidhen se ai u helmua.

Me 23 janar Ismail Qemali, i cili ndodhej në hotelin “Brufani” në Peruggia me ftesë të qeverisë italiane së bashku më dy djemtë e tij Etemin dhe Qazimin si dhe atdhetarin Luigj Gurakuqi, do të mbante një konferencë me korrespondentë të disa gazetave italiane që ndodheshin në Peruggia, ku do të fliste për situtën politike për Shqipërinë, konfernecë kjo që nuk ndodhi.

U hodhën hipoteza se Ismail Qemali ishte helmuar, pra që nuk ishte një vdekje natyrale, por që u helmua pasi konsumoi çajin.

Por ku bazoheshin tezat se Ismail Bej Vlora u helmua? Në atë kohë, këtë tezë e cila qarkullonte në heshtje, e shpalli publikisht Skënder Luarasi në biografinë që botoi për Ismail Qemalin në vitin 1962.

“Ndalesa me urdhër qeveritar në Peruggia, refuzimi i takimit të tij me ministrin e Jashtëm italian, veshin e shurdhër që bëri Kryeministri i Italisë Orlando, i cili nuk iu përgjigj kërkesës së Ismail Qemalit, udhëtimi i tyre për në Paris pa e njoftuar diplomatin shqiptar, më në fund vdekja e tij e papritur, kur nuk ishte ankuar asnjëherë më parë për shqetësime shëndetësore, çuan në lindjen e këtyre dyshimeve, që plaku i Vlorës ishte helmuar për t’i mbyllur gojën./

Share Messenger

Më të lexuarat