1 vit nga vdekja e Ergit, këto janë fjalët e nënës

Share Messenger

Një vit më parë, saktësisht me datë 21 nëntor të vitit 2016 këngëtari Ergi Dini humbi jetën në një aksident trafiku.

Tragjedia me motor i mori jetën Ergit 22 vjeç dhe mikut të tij Kejdi Halili, 21 vjeç, shkruan lajmi.net.

Përmes rrjeteve sociale, motra e Ergit, Barbana Dini me dhimbje e ka kujtuar Ergin në njëvjetorin e vdekjes, lajm ky që kishte tronditur gjithë opinionin.

Po ashtu, ajo ka publikuar disa vargje rrëqethëse të nënës së tij, Mimozës që i ka kushtuar Ergit në këtë përvjetor.

Publikimi i saj i plotë:

“Miq e dashamires!

U be nje vit qe Ylli im,Ergi,ju bashkua yjeve te tjere,ne qiell!
U be nje vit,qe zemra ime rreh edhe per Te.
U be nje vit qe stuhite e dhembjes se shpirtit,me rrezojne.Por ne çdo çast te veshtire,kam ndjere nje dore qe shtrihej,per te me ngritur.
Ajo dore,jeni ju,miq dhe dashamires.
Miresine tuaj e kam ndjere ne çdo çast.
Jam lutur dhe vazhdoj te lutem edhe per ju.Lumturia qofte perhere ne vatrat tuaja!Jeni te çmuar per mua!

PER TIM BIR.

Mendja m’u thinj nga nata
Shpirti m’u keput,ra nga vjeshta,
Krahet m’i shqeu shterngata
dhe zerin ma mbyti heshtja.

Trupi m’u ça nga dhembja
dhe dhembja uluriti prej mallit,
Zemra fluturoi nga brenda
dhe mori fytyren e DJALIT.
(Mimoza Dini)”, thuhet ndër të tjera në vargjet dedikuar Ergit.

Share Messenger

Më të lexuarat