​Pas disfatës ndaj Atleticos, Juventusi pëson rënie edhe në aspektin financiar

Share Messenger

Disfata e Juventusit, ndaj Atletico Madridit, të mërkurën, ishte një goditje e rëndë për shpresat e tyre për ta fituar titullin e Ligës së Kampionëve, mirëpo ajo ndeshje ka shkaktuar rënie edhe në aspektin financiar për italianët, në vlerë prej 115 milionë eurosh.

Juventusi e ka fituar titullin e kampionit të Serisë A për shtatë vjetët e fundit radhazi, mirëpo gjatë dy afateve të fundit kalimtare, ata kanë marrë edhe më shumë përforcime.

Këtë gjë e kanë bërë pasi që dëshirojnë ta fitojë titullin e Ligës së Kampionëve, gjë të cilën nuk e kanë arritur që nga sezoni 1995/96, kur kishin fituar në penallti kundër Ajaxit, pasi që koha e rregullt përfundoi me rezultat 1:1.

Që nga atëherë, “Zonja e Vjetër” ka pësuar disfatë në pesë finale të kësaj gare. Tri nga këto pesë disfata, Juventusi i ka pësuar gjatë viteve 2000. E fundit nga këto humbje ishte ajo e para dy sezoneve, kur u mposhtën nga Real Madridi në Cardiff me rezultat 4-1.

Për shkak të pritjeve që ishin krijuar pas transferimit të Cristiano Ronaldo për Juventusin në Ligën e Kampionëve, disfata kundër Atleticos ka bërë që aksionet e Juventusit të bien për 11.11 për qind në treg, që do të thotë se klubit iu është ulur vlera për rreth 115 milionë euro.

Share Messenger

Më të lexuarat