​Ja sa para u grumbulluan nga ndeshja Xhaka-Rashica dhe koncerti i Gjurmëve

Share Messenger

Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur shumën e mjeteve të grumbulluara nga ndeshja e “Yjeve” ndërmjet ekipit të Xhakës dhe Rashicës si dhe nga koncerti i grupit Gjurmët.

Nga shitja e biletave të “Lojës së Yjeve” janë grumbulluar 9,288 euro, shumë kjo që do t’ju dhurohet familjeve në nevojë në Prishtinë.

Ndërsa shuma e mbledhur 8,800€ nga koncerti i grupit “Gjurmët” do të përdoren për blerjen e instrumenteve muzikore për nder të 70-të vjetorit të shkollës së mesme të muzikës “Prenk Jakova“ në Prishtinë.

“Komuna e Prishtinës falënderon përzemërsisht Granit Xhakën, Milot Rashicën, të gjithë ‘yjet’ pjesëmarrës në ndeshje, grupin muzikor Gjurmët dhe mysafirët artistë që u janë bashkangjitur qëllimit tonë bamirës”, thuhet në deklaratë.

Share Messenger

Më të lexuarat