​ Rritet numri i të prekurve nga kanceri, onkologët gjejnë shkaktarët

Share Messenger

Kanceri vazhdon t’i prekë çdo ditë e më shumë qytetarët e Kosovës.
Fiks 482 është numri i pacientëve të prekur me lloje të ndryshme të kancerit, vetëm në muajt e parë të këtij viti, numër ky që është në rritje nga viti në vit, raporton KTV.

Onkologët thonë se ushqimi, të cilin e konsumojnë qytetarët e Kosovës dhe ajri i ndotur janë faktorët kryesor që po ndikojnë në rritjen e numrit të të prekurve nga kanceri.
Kjo pasi që, sipas onkologëve, pacientët më së shumti janë të prekur nga kanceri në mushkri dhe organet e frymëmarrjes.

Millaku ka folur edhe për furnizimin me barna, për çka, sipas tij, Klinika e Onkologjisë qëndron mirë në këtë aspekt.

Por pacientët që luftojnë me këtë sëmundje e thonë të kundërtën.
Ata ankohen se po detyrohen t’i blejnë vet citostatikët dhe barnat e tjera të nevojshme për kimioterapi që, sipas tyre, kushtojnë shumë.

Muaj më parë, në këtë klinikë, nisi shërbimi emergjent 24 orësh.
Pavarësisht se aty u angazhuan infermierë shtesë, kjo klinikë në krahasim me numrin e madh të pacientëve, thuhet se ende vazhdon të ketë mungesë të stafit.

Share Messenger

Më të lexuarat