​Haradinaj: Suksesi ndërkombëtar i Luan Krasniqit, frymëzim për sportistët e rinj

Share Messenger

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka pritur sot në takim ish-boksierin Luan Krasniqin, për të cilin ka thënë se është inspirim për brezat e ri, të cilët po i ndjekin hapat dhe sukseset e tij.
Sipas Haradinajt, suksesi që Krasniqi e tregoi në skenën ndërkombëtare ka bërë që ai t’i frymëzojë të rinjtë për t’i ndjekur hapat e tij dhe përsëritur sukseset e tij.

“Kënaqësi ta pres në takim kampionin tonë, Luan Krasniqin, suksesi ndërkombëtar i të cilit mbetet gjithmonë inspirim për brezat e ri. Sot, më shumë se kurrë, kemi sportistë që ndjekin rrugën dhe sukseset e Luanit. Sportistët e formatit të tij ishin dhe janë imazhi më i mirë i Kosovës në botë”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook.

Krasniqi gjendet në pozitën e 308-të të boksierëve më të mirë të të gjitha kohëve me 279 pikë nga 35 ndeshje, 30 fitore (14 me nokaut), 4 humbje dhe 1 barazim. Nga këto takime ka arritur të fitojë titullin: “Kampion Botëror Inter-Continental në versionin WBO”.

Share Messenger